Aktualitet

Dibër/ Bllokuan makinën e Blendi Klosit dhe të biznesmenit, policia çon në SPAK kandidatin e PD-së dhe 3 persona të tjerë

Shkruar nga Liberale

Dibër/ Bllokuan makinën e Blendi Klosit dhe të biznesmenit,

Policia e Dibrës ka dërguar në SPAK, kandidatin e PD-së për deputet Xhemal Gjunkshi dhe 3 persona të tjerë pasi mbrëmjen e së premtes (9 Maj) ndaluan në Maqellarë automjetet ku udhëtonin sekretari politik i Blendi Klosit dhe biznesmeni Fiqiri Pali.

Blutë referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xhemal Gjunkshin, 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

Policia është informuar nga Xhemal Gjunkshi se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave,  banorëve të kësaj njësie.

Gjithashtu u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në ngarkim të biznesmenit Fiqiri Pali 57 vjeç dhe shtetasit H.M., 54 vjeç.

Njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër:

Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15,  në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave,  banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe  Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç;  Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH