Aktualitet

32-vjeçari nga Librazhdi organizoi ndeshje mes maces dhe qenit, përfundon në ndjekje penale (AKUZA)

Shkruar nga Liberale

32-vjeçari nga Librazhdi organizoi ndeshje mes maces dhe qenit,

Një 32-vjeçar nga librazhdi ka organizuar një përleshje mes një qeni dhe një maceje, ndërkohë që i ka filmuar dhe ka publikuar pamjet në rrjetet sociale.

Sipas policisë, ai e ka bërë këtë me qëllim për të marrë sa më shumë klikime dhe përfitime.

32-vjeçari është marrë nën akuzë për keqtrajtim të kafshëve shtëpiake, konkretisht një qeni dhe një maceje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për A.Gj., 32 vjeç, pasi ka promovuar në rrjetet sociale një ndeshje ndërmjet dy kafshëve shtëpiake (qen dhe mace)”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH