Aktualitet

U caktua në krye të QSUT, drejtoresha e re e spitalit, nëna e një prej vajzave më të njohura të Instagramit

Shkruar nga Liberale

U caktua në krye të QSUT, drejtoresha e re e spitalit, nëna e

Mjekja Donjeta Bali, një profesioniste e njohur dhe e respektuar me një karrierë të gjatë në shërbim të qytetarëve, u emërua dy ditë më parë drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Prof. Asoc. Donjeta Bali ka 23 vite që ushtron detyrën si mjeke pediatre onkohematologe në shërbimin e Onko-Hematologjisë Pediatrike pranë QSUT-së.

Por përveç bluzës së bardhë, doktoresha Bali është e njohur edhe në rrjetet sociale, përmes profilit të vajzës së saj, Keishli, një nga influencieret më të ndjekura në Shqipëri.

Keishli ka ndarë shpesh me ndjekësit momente me nënën e saj, duke treguar se dy vajzat e saj të vogla, Solen dhe Azura, janë ndjekur nga vetë gjyshja e tyre, dr. Donjeta Bali.

U caktua në krye të QSUT, drejtoresha e re e spitalit, nëna e

Ajo ka postuar herë pas here edhe mesazhe mirënjohjeje nga nëna të tjera, të cilat kanë vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e doktoreshës Bali në kujdesin ndaj fëmijëve.

Ndërkaq, më herët edhe ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur vlerësimin e lartë për drejtoreshën e re të QSUT-së.

 “Kush e njeh dr. Donjetën, e di se puna e saj, por edhe dashuria për të vegjlit me sëmundje të rënda të gjakut, është e pakursyer. Prof. asoc. Donjeta Bali shërben prej 21 vitesh si mjeke Pediatre Onkohematologe në shërbimin delikat të Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, ku bashkë me të gjithë stafin, bëjnë të pamundurën, që shërbimi për këta fëmijë të jetë i gjithanshëm, në përpjekjen e përditshme për të shpëtuar jetë”, ka thënë Manastirliu. 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH