Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar se shkak i helmimit të fëmijëve në kopsht kanë qenë vezët e kontaminuara me salmonelë. Sipas njoftimit të AKU Elbasan, ishin analizat konfirmuan se vezët e përdorura në kopshtin Nr.1 në Gramsh janë me salmonelë.
Kujtojmë se nga salmonela u prekën 17 fëmijë. Episodi i helmimit masiv ka ndodhur më 20 maj, por ngjarja u mbajt e fshehtë nga institucionet. Episodi u bë publik pak ditë më pas nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij.
Pak ditë më parë, prindërit e fëmijëve të këtij kopshti dolën në protestë, duke kërkuar hetimin e personave përgjegjës dhe marrjen e masave për sigurinë ushqimore. Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi mohoi akuzat për intimidim dhe fshehje të ngjarjes, teksa theksoi se kompania “Nelsa SHPK” që ka fituar tenderin për furnizimin me ushqime të kopshtit ka kryer të gjitha analizat e nevojshme higjeno-sanitare.
Salmonella është një bakter që gjendet zakonisht te mishi i pulës dhe vezët ndaj dyshimet e para janë tek kompania private “Nelsa shpk”, e cila ka fituar tenderin për furnizimin e kopshtit me ushqime.