Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin “Qukës-Prrenjas”, makina përplas për VDEKJE këmbësoren

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në aksin “Qukës-Prrenjas”,

Një grua, e moshës 70 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 të ditës së sotme, në aksin rrugor “Qukës – Prrenjas”, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi P.K., 62-vjeç, përplasi të moshuaren, shtetasin F.M.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, njoftoi policia.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH