Irani ka deklaruar zyrtarisht se sulmi me raketa që bëri së fundmi kishte si qëllim vetëm bazën ushtarake amerikane në Katar. Në një deklaratë nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit, thuhet se nuk kishin për qëllim të dëmtonin shtetin e Katarit apo popullin e tij, me të cilët thonë se kanë marrëdhënie të mira dhe historike.
Sipas mediave shtetërore iraniane, baza ajrore amerikane është goditur dhe shkatërruar, dhe numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me bombat që SHBA kishte përdorur më herët ndaj objektivave bërthamore në Iran.
Nga ana tjetër, autoritetet në Katar kanë bërë të ditur se mbrojtja e tyre ajrore ka kapur dhe ndaluar të gjitha raketat iraniane, të cilat ishin drejtuar ndaj bazës amerikane Al-Udeid, një nga më të mëdhatë në rajon, ku ndodhen mbi 10 mijë ushtarë amerikanë.
Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima, por situata mbetet shumë e tensionuar.