Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, Apeli i Posaçëm merr vendimin për Florenc Çapjan

Shkruar nga Liberale

U ekstradua nga Dubai, Apeli i Posaçëm merr vendimin për

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë ne fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjen.

Ky i fundit, u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”.

Ndaj Çapjes rëndonte një masë sigurie në mungesë, për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur Sky ECC dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt. Në të njëjtën kohë, Florenc Çapja është dënuar me burg të përjetshëm si një nga porositësit e vrasjeve së Gentian e Nezir Beqirit në 2012 në Elbasan.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH