Aktualitet

Grabitet një taksist në Fushë Mamurras, pasagjeri e drejton në rrugë dytësore dhe i merr 400 mijë lekë

Shkruar nga Liberale.al

Grabitet një taksist në Fushë Mamurras, pasagjeri e drejton

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pranë autostradës në zonën e Fushë Mamurrasit, ku një taksist është grabitur nga një pasagjer.

Sipas informacioneve, pasagjeri kishte marrë një taksi për të udhëtuar në drejtim të veriut të vendit. Në një moment, ai i ka kërkuar drejtuesit të taksisë që të devijonte rrugën drejt fshatit Fushë Mamurras. Pasi kishin udhëtuar disa metra, pasagjeri jo vetëm që nuk ka paguar udhëtimin, por i ka grabitur taksistit edhe një shumë prej 400 mijë lekësh të vjetra (40 mijë të reja).

Taksisti ka bërë menjëherë denoncim në Komisariatin e Policisë së Kurbinit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH