Aktualitet

Alfred Moisiu, “Doctor Honoris Causa” nga UET, të pranishme tre vajzat dhe familjarët e tij

Shkruar nga Liberale

Alfred Moisiu, “Doctor Honoris Causa” nga UET, të pranishme tre

Moment të veçantë dhe të paharrueshëm e cilësoi ish-presidenti Alfred Moisiu nderimin me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës.

Përveçse një ceremoni, ku u dhanë nderimet dhe vlerësimet më të larta për kontributin e dhënë gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake e sidomos politike, ajo ishte mjaft e veçantë për ish-presidentin pasi shoqërohej nga familja dhe njerëzit e tij më të afërt.

Ndoshta si rrallë herë në nderimet publike të Moisiut, nga institucione dhe organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ishin të pranishme tre vajzat e tij: Rubena Moisiu, Ana Moisiu dhe Mirela Moisiu.

Mirela Moisiu ka mbajtur detyrën e Zonjës së Parë gjatë kohës që i ati ka qenë president i Shqipërisë.

Po kështu në dhënien e titullit më të lartë që jep UET, nuk mungonin nipat dhe mbesat e ish-presidentit, familjarë, miq, duke dëshmuar kështu jo vetëm vlerësimin që ai ka për veprimtarinë dhe karrierën politike, por edhe dashurinë dhe respektin që gëzon nga të afrimit e tij.

Alfred Moisiu, “Doctor Honoris Causa” nga UET, të pranishme tre

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH