Aktualitet

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma

Shkruar nga Liberale

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në autostradën Kukës -Milot, në vendin e quajtur ura e “Drinit  të Zi”

Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, raportohet edhe se drejtuesi i automjeit të është shoqëruar në komisariatin e Kukësit, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH