Ekonomi

Më pak leje ndërtimi për 2025, rritet vlera e investimit

Shkruar nga Liberale

Më pak leje ndërtimi për 2025, rritet vlera e investimit

Sektori i ndërtimit në Shqipëri, gjate 3 muajve të pare të vitit 2025, ka shënuar rënie. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, janë dhënë gjithsej 258 leje ndërtimi gjatë këtyre 3 muajve, çka shënon një ulje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u miratuan 311 leje.

 Edhe sipërfaqja e parashikuar për ndërtim ka pësuar një tkurrje me 6.3% më pak se tremujori i parë i vitit 2024 . Megjithatë, kjo tendencë nuk është reflektuar në aspektin financiar. Vlera e projekteve ndërtimore, që përfshin si ndërtesat për banim ashtu edhe ato jo-rezidente dhe punimet inxhinierike, ka arritur në 20.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje domethënëse prej 47.6%, nga 13.6 miliardë lekë një vit më parë.

 Ndërtesat për banim dominojnë me 188 leje dhe një sipërfaqe ndërtimi prej  rreth 215 mijë m². Ndërtesat jo-rezidente, si hotele, qendra tregtare dhe njësi industriale, përbëjnë pjesën tjetër me 70 leje. Ndërsa ndërtimet inxhinierike paraqiten me një vlerë pak më të ulët.

Tirana vijon të mbetet epiqendra e aktivitetit ndërtimor, duke kontribuar me 72 leje të reja ndërtimi dhe një sipërfaqe prej 201,237 m², ndonëse edhe në këtë qark është shënuar një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ndërkohë, qarqet Durrës, Vlorë dhe Fier kanë shfaqur rritje domethënëse në vlerën e projekteve ndërtimore, çka sinjalizon zhvendosjen graduale të interesit të investitorëve edhe përtej kryeqytetit, duke reflektuar potencial për zhvillim ekonomik rajonal dhe diversifikim të tregut të ndërtimit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH