Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, në Big Brother, Laerti u surprizua nga aktorja e madhe, Tinka Kurti dhe nga aktori Helidon Fino.
Në rrëfimin e tij të jetës, Laerti tha se idhulli i tij është Tinka Kurti, dhe kjo e fundit i dha mesazhin që të ecë përpara.
Aktorja e dha mesazhin teksa ndodhej në shtëpinë e të moshuarve. Kujtojme se djali i aktores Tinka Kurti ndërroi jetë disa kohë më parë, nga një atak kardiak. Zemra e tij pushoi larg atdheut, në Kanada.
Ndër të tjera tha “Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë. Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.
Më 4 prill 2025, Tinka Kurti mori pjesë në homazhet për aktoren Margarita Xhepa, ku u shpreh e përlotur dhe me dhimbje të madhe për humbjen e saj.