Tashmë që Donald Trump ka mbushur plot 100 ditë nga mandati i tij i dytë në detyrë, dallime të qarta po shfaqen me mënyrën se si ai ishte në mandatin e tij të parë si president në 2017-ën.
“Trump , u përpoq të krijonte një kabinet koheziv dhe të bënte përparim në nisma të guximshme si muri i kufirit jugor dhe shkurtimi i shpenzimeve federale, këtë herë ai është më i sigurt dhe më i përgatitur”, shprehet Mattheë Dallek, pedagog në Universitetin George Washington.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë po e shtyn fuqinë presidenciale në kufijtë pothuajse perandorak.
“Trump nuk besonte se do të fitonte në 2016-ën. Dhe unë nuk mendoj se njerëzit rreth tij mendonin se do të fitonin. Unë nuk mendoj se ata ishin shumë të përgatitur. Por tani ata ishin shumë të përgatitur.”
Në mandatin e tij të dytë, Trump ka shtyrë kufijtë e pushtetit ekzekutiv për të çmontuar agjenci të tëra qeveritare, për të arrestuar dhe deportuar emigrantë pa dokumente dhe studentë të huaj e për të vënë në zbatim një program tarifor radikal në një përpjekje për të transformuar mënyrën se si SHBA bën biznes me botën, duke tronditur ekonominë globale.
Dallek thotë se Trump është më “i guximshëm” dhe, pas vitesh hetimesh për një sërë çështjesh, nga praktikat e tij të biznesit te lidhjet e tij me Rusinë dhe sulmi i 6 janarit në Capitol nga ku u fokusua në “hakmarrjen” kundër kundërshtarëve të tij.
“Në mandatin e tij të parë, ai emëroi Jeff Sessions, që ishte një senator për një kohë të gjatë në Alabama, si Prokuror të Përgjithshëm. Dhe çfarëdo që mendoni për Sessions në një moment, vendosi të caktojë një këshilltar special, këshilltar të pavarur për të hetuar lidhjet e Trump me Rusinë në fushatën e 2016. E dini, Trump tha: “Unë do të kem kontroll të plotë, por edhe njerëzit që më kundërshtojnë në të kaluarën, do t’i vë në shënjestër përmes fuqisë së madhe të shpenzimeve federale.”
Trump ka përdorur urdhra ekzekutivë për të sanksionuar firmat ligjore që morën pjesë në padi kundër tij dhe ka tërhequr mbrojtjen e sigurisë nga kundërshtarët e tij politikë. Administrata ka arrestuar gjithashtu shumë studentë të huaj dhe ka kërcënuar se do të ndalojë fondet federale për universitetet mbi diversitetin, barazinë dhe programet e përfshirjes, nismat për klimën dhe protestat pro-palestineze. Grupet e të drejtave të njeriut i kanë dënuar politikat.
Dallek shprehet se një ndryshim kryesor midis 2017 dhe fillimit të mandatit të dytë të Trump, ka qenë përdorimi i Projektit 2025, plani i politikës konservatore prej 900 faqesh, shumë prej zyrtarëve të tij të rangut më të lartë ishin të përfshirë në hartimin përpara se Trump të rimerrte detyrën. Trump ka përdorur një sërë urdhrash ekzekutivë për të miratuar propozimet e tij dhe madje për të shkuar përtej tyre.
“Projekti 2025, mendoj se ka rezultuar mjaft ndikues si një plan. Ne po e shohim atë të performoje tani në administratë. Në veçanti, ideja e synimit të burokracisë federale, çmontimit të burokracisë federale dhe jo vetëm. USAID, Departamentin e Arsimit, të huajt po kthehen në armiq të adminsitratës së tij”.
Që nga inaugurimi në Janar, Trump dhe aleati i tij miliarder, Elon Musk, kanë shkatërruar qeverinë federale, duke pushuar nga puna mbi 200,000 punëtorë dhe janë përpjekur të shpërndajnë agjenci të ndryshme.
Ai ka nënshkruar urdhra ekzekutivë duke përdorur njëherazi edhe aktin shekullor të kohës së luftës për të dëbuar emigrantët në një mega burg në El Salvador ndërsa paralajmëroi se qytetarët amerikanë mund të jenë të radhës. Trump ka kërkuar një konfrontim me gjyqtarët dhe ka detyruar një sërë ndëshkime për firmat ligjore të përfshira në çështje të mëparshme penale ose civile kundër tij. Ndër të tjera ai gjithashtu ka goditur median të cilën ai ende e quan “armiku i popullit” dhe ka kufizuar aksesin në mediat që e mbulojnë Shtëpinë e Bardhë.
“Por politikisht, unë mendoj se Trump ishte më i kujdesshëm në disa mënyra. Dua të them, ai do të tërhiqej pak më shpesh në mandatin e parë kur u vu nën presion politik. Ne e pamë pak këtë kur ai vendosi një pauzë 90-ditore në këto tarifa të fundit, por mendoj se vendime tejet më të guximshme, më ekstreme, për të miratuar axhendën që ai do të donte që shumë vende prej kohësh të zbatonin.”
Në skenën e jashtme, Trump ka bërë pretendime territoriale mbi Groenlandën, Panamanë dhe Kanadanë. Trump po mbyll tre muajt e tij të parë me rënie të popullaritetit se të gjithë presidentët e tjerë të pas Luftës së Dytë Botërore, sipas sonazhit nga Gallup. Shumë ekspertë shprehen se presidenti amerikan ka shenja të të njëjtit lider të paqëndrueshëm që bota pa nga 2017 deri në 2021. Përplasja shumë e tensionuar që bëri xhiron e botës mes tij dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, debat i nxitur nga Zëvendëspresidenti JD Vance alarmoi aleatët që tashmë ishin të shqetësuar nga rikthimi i tij.
Pyetja tani është nëse Trump i cili në një moment e quajti veten “MBRETI” në platformën e tij “TruthSocial”do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga pushteti?! Ai kohët e fundit ka deklaruar se kur përmendi vazhdimisht një mandat të 3-të që të sfidonte Kushtetutën, “nuk po bënte shaka”.