
Një mik i mbretit Charles III ka thënë se ai është i zhgënjyer nga deklarata bombastike e princ Harry-t, i cili pretendon se i ati nuk do të flasë me të.
Harry dha një intervistë për BBC News të premten, ku shprehu ndjesitë e tij për humbjen e apelimit për sigurinë e financuar, pasi hoqi dorë nga detyrat mbretërore dhe u shpërngul në SHBA në vitin 2020, si dhe për faktin që nuk flet me mbretin Charles.
Sipas burimit anonim, mbreti e kishte bërë të qartë se nuk donte të përfshihej në këtë çështje, ndaj deklarata e të birit e ka zhgënjyer.