Pas një një shkëputje nga muzika për një kohë të gjatë, Altuna Sejdiu, e njohur për publikun si Tuna, ka thyer heshtjen, duke rrëfyer pjesë të sinqerta nga jeta personale dhe karriera, në një intervistë për “The Dalina Show”.
Në një fragment të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja nga Shkupi u ndal për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ndarja nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha. Me një ton të prerë dhe të qartë, Tuna u shpreh: “Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson.”
Tuna dhe Patrisi janë prindër të dy djemve, Tian dhe Patris, dhe ndonëse lidhja e tyre ka përfunduar prej kohësh, çiftit u është kushtuar vëmendje e madhe në media.
Ndërsa sot, të dy po ndjekin rrugët e tyre profesionale në mënyrë të pavarur, ndërsa Tuna duket më e vendosur se kurrë për të jetuar në të vërtetën e saj.