Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj kompanive të naftës, duke i kërkuar të mbajnë çmimet e ulëta. Në një postim në rrjetin Truth Social, ai shkroi:
“Mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni.”
Ky reagim vjen pas tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ku SHBA dyshohet se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran. Si kundërpërgjigje, Teherani ka paralajmëruar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare shumë e rëndësishme për tregtinë botërore të naftës dhe gazit.
Ekspertët thonë se çdo pengesë në këtë korridor mund të shkaktojë rritje të menjëhershme të çmimeve të energjisë dhe goditje ekonomike në të gjithë botën, veçanërisht për vende si Kina, India dhe Japonia.