Globi

Kërcet ARMA në mes të festës familjare, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

Shkruar nga Liberale
Kërcet ARMA në mes të festës familjare, 1 i vdekur dhe disa

Një person u vra dhe 13 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve në gjendje kritike, në një të shtënë me armë që ndodhi në një festë familjare në Hjuston të Teksasit, tha sot shteti amerikan i Teksasit.

Autoritetet policore thanë në një konferencë për shtyp se policia ka ndaluar disa persona, por nuk dihet nëse personi përgjegjës për të shtënat është ndaluar.

Policia bëri të ditur disa nga të plagosurit u operuan pasi u transportuan në spitale, raportoi AP.

Patricia Cantu deklaroi se oficerët mbërritën në vendngjarje disa minuta pasi morën telefonatën dhe gjetën disa persona të plagosur në vende të ndryshme përreth shtëpisë.

Ajo tha se besohet se një mysafir i paftuar mbërriti në festën familjare dhe iu kërkua të largohej nga shtëpia, por më pas filloi të qëllonte, duke bërë që njerëzit e tjerë të kundërpërgjigjeshin.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH