Një 64-vjeçar nga fshati Kolanec në Maliq është arrestuar nga Policia e Korçës pasi u kap me dy armë zjarri në pronësi, një kallashnikov dhe një pushkë.
Policia kishte marrë informacion se një person mbante armë në banesë dhe organizoi operacionin e koduar “Kolaneci”. Gjatë kontrollit pranë banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan armët, që tani do të shërbejnë si prova materiale.
I arrestuari është Jonus Dushku, 64 vjeç, dhe akuzohet për “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”. Materialet për rastin janë dërguar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.
Policia thekson se mbetet e angazhuar për të luftuar armëmbajtjen pa leje në çdo cep të vendit.