Globi

"I jep Europës një zë europian", Von der Leyen vlerësohet me Çmimin e Karlit të Madh!

Shkruar nga Liberale

"I jep Europës një zë europian", Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në Aachen.

Diplomatja gjermane e mori çmimin në sallën e kurorëzimit të Bashkisë së Aachenit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në fjalën e tij, Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se von der Leyen i jep Evropës një zë evropian në botë.

Në fjalën e tij, Merzi bëri një mbrojtje të fortë të Bashkimit Evropian dhe vlerave të tij, në një kohë kur BE po përballet me sfida për shkak të sulmit kundër Ukrainës nga Rusia dhe tensioneve me administratën e Presidentit të SHBA Donald Trump.

Ai pohoi se Evropa mbështet bindjen se për lirinë dhe demokracinë ia vlen të luftohet.

Kancelari gjerman e përshkroi Bashkimin Evropian si një “projekt evropian paqeje” dhe pohoi se ai duhet të jetë i fortë jo vetëm brenda, por edhe jashtë tij.

Merz u shpreh se Evropa duhet të bëhet aq e fortë “sa të mund të rivendosë paqen në kontinentin tonë dhe të garantojë lirinë në planin afatgjatë”. Ai pohoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën jo vetëm ushtarakisht, por edhe ekonomikisht dhe politikisht.

Kancelari gjerman pohoi se Gjermania është e gatshme të marrë vendime “largvajtëse” në samitin e NATO-s në qershor, për të forcuar sigurinë evropiane dhe marrëdhënien transatlantike me SHBA.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH