Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Aldo Fetahu ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për jetën e tij personale.
Gjatë kësaj interviste ai ka dhënë disa deklarata shumë pikante, ku është shprehur se ka qenë një zhigolo, ka pasur partnere një eskortë dhe shumë më tepër se kaq.
Pjesë nga intervista:
Kohët e sotme, shumë djem të rinj në moshë, krijojnë marrëdhënie me gra më të mëdha se ata dhe që janë në gjendje të mirë financiare, për të përfituar nga ato. Si e komenton?
Sponosor, sponsor gjeneral quhen. Unë dikur vishja bluzën me emrin e saj. Unë kam qenë zhigolo, ajo gruaja ka qenë sponsor. Dhe unë vishja bluzën si ato fanellat e sportit dhe vendosja dhe emrin e saj, zakonisht në përditshmëri kur dilja. Ajo ka qenë shumë posesive dhe nuk i vë faj fare, sepse duhej që të më ruante nga rreziqet e jashtme, sepse pa potencialin tim dhe mendoi që më mirë t’i ruaja për vete.
Si shkohet deri në këtë pikë?
Ti shkon nëpër vende që këto frekuentojnë, vende luksi, pub-e. Ti vishesh, krekosesh, bëhesh gati për atë punë. Gjurmon, shikon lëvizjet e njerëzve, psikologjis gjithë ambientin ku ti je. Ajo pastaj duket që nga veshja, veshja e thjeshtë, por ka erë leku. Aty bëni muhabet dhe ti bën dhe disa pyetje, që a është e shoqëruar, si e la burri vetëm dhe, ajo të thotë që është e divorcuar…
Po nëse nuk është e divorcuar?
E divorcojmë ne…!