Globi

Ky vend miraton LIGJIN: Mishi i ariut të murrmë do të shitet për konsum!

Shkruar nga Liberale

Ky vend miraton LIGJIN: Mishi i ariut të murrmë do të shitet

Një ligj i ri, i çuditshëm, e qartësisht kundër asaj se çka lejon Bashkimi Europian, do të hyjë në fuqi në Sllovaki, shitja e mishit të ariut të murrmë, në mënyrë që të konsumohet në gatim, shkruan BBC. 

Sipas qeverisë sllovake, arsyeja e këtij ligji nuk vjen vetëm nga fakti që mishi i ariut të murrmë është i ngrenshëm sipas saj, por dhe për shkak të rritjes së sulmeve të këtyre kafshëve ndaj njerëzve.

Ndërkohë, më herët, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është shprehur se qeveria e tij do të vrasë të paktën 350 arinj të murrmë, pas një sulmi vdekjeprurës të kësaj kafshe ndaj një personi në muajin prill.

Shqipëria, e jo vetëm, nuk e koncepton dot shitjen e mishit të ariut për konsum si diçka normale. Vetë Bashkimi Evropian e ka cilësuar këtë kafshë të mbrojtur nga unioni, për shkak të kërcënimit të mundshëm të zhdukjes së tij.

Duket se Sllovakia i ka dalë kundër ligjeve të BE-së, teksa thekson në ligjin e miratuar se mishi i therur i ariut do të shitet vetëm nën përmbushjen e të gjitha kushteve higjenike dhe ligjore.  

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH