Globi

Mbërrin kontingjenti i tretë i emigrantëve me 27 persona në Shëngjin

Shkruar nga Liberale

Mbërrin kontingjenti i tretë i emigrantëve me 27 persona në

Pasditen e djeshme ka mbërritur në portin e Shëngjinit kontingjenti i tretë i emigrantëve nga Italia, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.

Pas zbarkimit në vendin tonë, ata janë transferuar menjëherë drejt qendrës së Akomodimit në Gjadër, ku do të qëndrojnë për një periudhë deri në 18 muaj, gjatë së cilës autoritetet do të rivlerësojnë kërkesat e tyre.

Theksojmë se emigrantët janë nga shtete të ndryshme dhe, sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, në rast se ata pranojnë riatdhesimin vullnetar, qëndrimi i tyre mund të përfundojë më herët.

Aktualisht, në 1qendrën e Gjadrit ndodhen rreth 50 emigrantë, pasi një pjesë e atyre që mbërritën më herët kanë pranuar të kthehen në vendet e tyre të origjinës dhe janë riatdhesuar.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH