Globi

Trump habit me deklaratën: Jam në një MISION nga Zoti! Kisha të drejtë për gjithçka

Shkruar nga Liberale

Trump habit me deklaratën: Jam në një MISION nga Zoti! Kisha

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është kritikuar pas dorëheqjes së  Elon Musk nga administrata e tij.

Së fundmi Trump ka bërë dy postime të një pasnjëshme në Truth Social, ku shprehet haptazi se çdo “re” nuk e errëson vetëvlerësimin e lartë që ai ka për veten.

Në postimin e parë, Trump shfaqet duke ecur vetëm në një rrugë të errët, me mbishkrimin: "ai është në një mision nga Zoti".

Trump habit me deklaratën: Jam në një MISION nga Zoti! Kisha

Fraza vazhdon nën imazhin e Donald Trump: "Dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë që po vjen".

Dhe për ata që nuk duan të kuptojnë se si e percepton Trump atë që bën dhe beson, në postimin e tij të dytë ai postoi një foto gjigante, si ato që shpesh gjenden në qytetet kryesore të SHBA-së, me mbishkrimin:

"Presidenti Trump kishte të drejtë për gjithçka".

Trump habit me deklaratën: Jam në një MISION nga Zoti! Kisha

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH