Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur 24 masa sigurie ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas një hetimi të zhvilluar nga SPAK.
Burime për mediet bëjnë me dije se janë dhënë 5 masa “arrest me burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje”.
Bëhet me dije se ndaj personave që janë lëshuar masa sigurie rëndojnë akuzat “shpërdorim detyre”, “korrupsion” dhe “abuzim me tendera”.
ARREST ME BURG:
1. Edmond Tërthorja
2. Amarildo Lleshi
3. Mehmet Qoshja
4. Altin Murto
5. Piro Zoga
ARREST SHTËPIE
1) Agim Sefa
2) Arjan Buliqi
3) Serafin Skënderi
4) Ilir Kusi
5) Dritan Laçi
6) Azem Parllaku
7) Artur Koleci
8) Radion Dhromi
9) Blenard Spaho
10) Tedi Proda
Janë firmosur edhe 9 masa Detyrim paraqitje.