Gjatë një loje ne shishe në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Gjesti u pyet nga Danja nëse do t’ia kthente ish-partneres së tij, Xheneta Fetahu, të njëjtën mënyrë nëse ajo do të hynte në këtë format.
Por ai theksoi se nuk është person që do të shkelte një grua, dhe se, përkundrazi, do të bëntë që ajo të vuante në një mënyrë tjetër.
"Me këmbë nuk do ta shkelja kurrë. Nuk do t’ia ktheja me të keq, siç më ka bërë mua, por do ta shtija me të mirë që të vuante".
Sa i përket mundësisë që Xheneta të hyjë në “Big Brother VIP”, ai u shpreh se nuk do të dëshironte që ajo të merrte pjesë në këtë format.
Kujtojmë se Gjesti ka folur edhe më parë për "keqtrajtimin" që ka përjetuar nga Xheneta gjatë kohës që ishte pjesë e Big Brother Vip Kosova.