
Egli Tako mendon se dikush brenda shtëpisë do ta ndajë me Gjestin.
Gjatë një bisede me Rozana Radin, ajo ka treguar se ka gjetur një letër të mistershme mbi krevatin e Gjestit, e cila mbante të shkruar emrin “Olsi.
“E ka gjetur dikush që nga veshjet e Olsit dhe e kanë lënë aty kastile te Gjesti. Kaq plera janë këta. Maskarenjtë.” – shprehet Egli, duke aluduar se dikush e ka ruajtur këtë letër prej kohësh me qëllim për ta përdorur si një mjet për të shkaktuar përçarje.
Sipas saj, letra i përket Olsi Abazit, i cili ishte banor në këtë edicion të spektaklit.