Arte

PIKTURA E DITËS: "Duel Shqiptar"- Nga piktori serb, Paja Jovanoviq e realizuar në vitin 1890

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Duel Shqiptar"- Nga piktori serb, Paja

Paja Jovanoviq ka rreth 8 piktura me tematikë shqiptare dhe njihet si “orientalisti më i madh serb”.

Një nga pikturat që ka realizuar është "Duel Shqiptar", në vitin 1890.

Jovanoviç ka udhëtuar disa herë në Shqipëri, duke qëndruar në Shkodër për t'u njohur me kostumet kombëtare shqiptare, ku thuhet se ka krijuar një miqësi të fortë me piktorin e shquar të Rilindjes Kombëtare, Kol Idromenon.

Ai ka qëndruar mes shqiptarëve, nga Mali i Zi në Egjipt, njihet si një nga piktorët e rrallë që ka nxjerrë me ngjyra madhështinë dhe krenarinë e shqiptarit, bashkë me veshjet karakteristike.

Ndër pikturat me temë shqiptare janë “Përgatitja e nuses shqiptare”, “Mësimi i shpatës”, “Vallja e shpatave”, “Vajza me çifteli”, “Duhani i përdredhur”, “Pushimi shqiptar” etj.

Edhe pse nuk dihet blerësi, mediat serbe kanë kritikuar ashpër qeverinë se nuk ka investuar për blerjen e këtyre veprave për Muzeun e tyre Kombëtar. Ndërsa në Shqipëri, asnjë nga këto piktura nuk është pronë e fondit të artit, apo ndonjë koleksionisti shqiptar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH