
Një polic është përplasur nga një makinë, ndërsa ndodhej jashtë shërbimit.
Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L.
Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.