Kronikë

Zbulohen psedonimet e Nuredin Dumanit në SKY

Shkruar nga Liberale
Zbulohen psedonimet e Nuredin Dumanit në SKY

Nuredin Dumani, një prej të penduarve të drejtësisë, po vijon të pyetet në Gjykatën e Posaccme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
 
Në seancën e pyetje-përgjigjeve mes avokatëve, Dumani ka rrëfyer se përdorte disa pine për t’u futur në platformën SkyECC. Ai tha se disa nga “emrat” janë Toto Rina, Covid 19 dhe Alcatraz.

Zbardhja:

AV: Sa PIN-e ke pasur në SKY? Cilat ishin pseudonimet?

D: Kam pasur disa PIN-e. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Toto Rina.

Vetëm në SKY kam përdorur Covid19 dhe Toto Rina.

Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si autor i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës. Ai është autor i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e kryer në bashkëpunim me Talo Çelën. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH