Apeli i Përgjithëm ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg të vendosur nga Gjykata e Krujës për Agron Tufën, i fajësuar për krimin makabër të vrasjes e më pas groposjes së Kejsi Hysës, ngjarje e ndodhur në Nikël të Krujës në vitin 2018.
Tufa u arrestua më herët në Bari të Italisë, pas bashkëpunimit me policinë italiane.
Kujtojmë se kufoma e Hysës u fsheh në afërsi të Niklës, ndërsa dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të pazareve të drogës.
“Dje më datën 05.01.2024, rreth orës 21.00, si rezultat i informacioneve të marra nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Polocisë Kriminale në lidhje me vendodhjen e saktë me koordinata në Bari të Italisë, të personit në kërkim ndërkombëtar, Agron TUFA, i dënuar nga Gjykata Krujë me 30 vjet burg për vrasje.
U bashkëpunua me kolegët italianë dhe pas korrespodencës të vazhdueshme që patëm me Interpol Romën dhe mbas informacionit për vendndodhjen e saktë, në Bari, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Agron Tufa”, thuhej në njoftimin e policisë kur Tufa u arrestua.