Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të marte në Korçë në afërsi të fshatit Bulgarec.
Në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.