
Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për dënimin me 30 vite burg të Agron Tufës, i akuzuar për vrasjen me plumb në kokë dhe varrosjen pranë parcelës me kanabis të 34-vjeçarit Kejsi Hysa.
Agron Tufa u dënua me 30 vite burg nga Gjykata e Krujës më 19 qershor 2021 për vrasjen që tronditi vendin.
Ai akuzohet se më 5 korrik të vitit 2018 vrau Kejsi Hysën në fshatin Shelqet të Niklës pas prishjes së pazareve të drogës.
Agron Tufa u shpall fajtor në mungesë për vrasje me dashje.
Për ngjarjen është dënuar me 20 vite burg, autori i dytë, Hysni Rama, i cili u vetëdorëzua në Polici pak ditë pas krimit dhe pranoi akuzat.
Në këtë mënyrë, ai përfitoi gjykim të shkurtuar, duke përfituar kësisoj edhe uljen e dënimit nga 30 vite në 20 vite burg.