Sporti i çiklizmit në vendin tonë ka qenë i përhapur edhe në kohë lufte.
Është kjo një foto historike nga garat e çiklizmit të vajzave të shkollave të ndryshme të Shqipërisë, në vitet 1940-1943.
Asokohe, teksa Shqipëria ishte e pushtuar, aktivitetet sportive dhe kulturore të vendit zhvilloheshin nën qeverinë fashiste të Italisë.
Kjo foto historike mbi aktivitetet sportive të çiklizmit nga vajzat e Tiranës është marrë nga “fotografia shqiptare e cilësisë së mirë”.
E ndërsa çiklizmi në vendin tonë është zbehur vitet e fundit, këtë vit “Giro d’Italia” do të zhvillohet në Shqipëri, që është edhe një prej aktiviteteve më të famshme sportive në botë.