Rozana Radi ka pasur një debat të ashpër mbrëmjen e kaluar me Eglin në lidhje me situatën e krijuar me Gjestin.
E gjitha nisi prej mbrojtjes që Rozana po i bënte Laertit, kur të tjerët po e akuzonin se ai po e përdor Olën dhe darkën për lojë. Egli i është përgjigjur duke i shprehur se Rozana i ka treguar diçka tjetër disa javë më parë, që shprehej se Laerti e ka zemrën e zënë.
Por gjatë diskutimit, këngëtarja e ka akuzuar Eglin se është një vajzë që ka frikë të marrë vendime për veten dhe nuk ka respekt për dinjitetin e saj. Ajo i tha Eglit se ka frikë të jetë vetëm, të marrë vendime dhe të jetojë në shtëpinë e “BBVA”.
"Ti ke frikë nga vendimet, ti ke frikë kur nuk të do njeri, ti ke frikë kur nuk të jep njeri të drejtë, ti ke frikë të vendosësh për veten tënde, ti ke frikë të jesh vetëm dhe, më e madhja, ti ke frikë të jetosh në këtë shtëpi dhe të marrësh frymë."
Rozana e ka kritikuar gjithashtu për qëndrimin e saj ndaj Gjestit, duke i kujtuar një mesazh të motrës së saj, që kishte ardhur për ta mbështetur, por Eglin vazhdonte të fliste mirë për Gjestin, i cili, sipas Rozanës, i kishte thënë asaj se nuk e donte.
Rozi ka shtuar se Egli e ka shkelur dinjitetin e saj dhe e ka këshilluar të sillet si grua dhe jo si burrë.