Globi

Zelensky i drejtohet Trump me një mesazh dhe zotohet: Jam gati të lë presidencën, nëse Ukraina anëtarësohet në NATO!

Shkruar nga Liberale

Zelensky i drejtohet Trump me një mesazh dhe zotohet: Jam gati të

Presidenti i Ukrainës ka deklaruar së fundmi se do të heqë dorë nga presidenca në këmbim të paqes dhe anëtarësimit në NATO. Ai ka vlerësuar dhe heroizmin e pamposhtur të vetë ukrainasve gjatë këtyre tre viteve luftë.

Në komentet që dukej se ishin si përgjigje ndaj presidentit të SHBA-ve, Donald Trump duke e cilësuar atë si një “diktator” që nuk mban zgjedhje, Zelenskyy tha: “Nëse kjo do të thotë paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga posti im, unë jam gati”, raporton Sky.

Teksa foli në një konferencë shtypi, ai tha se “mund të shkëmbejë” udhëheqjen e tij për anëtarësimin në NATO.

Trump ka thënë më parë se Ukraina nuk ka gjasa të bëhet aleate e NATO-s dhe anëtarësimi është një vijë e kuqe për Rusinë.

Zgjedhjet presidenciale ishin planifikuar për në pranverën e vitit 2024, por ligji ukrainas ndalon zgjedhjet parlamentare ose presidenciale gjatë gjendjes ushtarake.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH