Globi

Në spital prej 10 ditësh, zyra e shtypit në Vatikan informon mbi gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut

Shkruar nga Liberale

Në spital prej 10 ditësh, zyra e shtypit në Vatikan informon mbi

Zyra e shtypit të Vatikanit ka dhënë detaje të reja, në lidhje me shëndetin e Papa Françeskut, i cili në fundjavë kaloi një situatë kritike.

Gjatë natës, sipas Vatikanit gjendja e Papës ka qenë e qëndrueshme dhe se ai ndodhet në gjendje më të mirë.

“Nata kaloi e qetë, Papa Françesku po pushon“, janë shprehur ata, që do të thotë se nuk ka pasur sulme të reja respiratore gjatë natës.

Sot me anë të analizave laboratorike, pritet të përcaktohet nëse medikamentet që i janë administruar Atit të Shenjtë janë efektive në trajtimin e pneumonisë së dyfishtë që ai është diagnostikuar.

Në deklaratat për shtypin italian, ekspertët theksojnë se sot në ditën e dhjetë të shtrimit të Papës, vëmendje e veçantë duhet kushtuar monitorimit dhe trajtimit të insuficiencës së lehtë renale të ndodhur dje, të dielën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH