Politikë

“Amerika nuk është më, ka ndryshuar rrugë”/ Rama: SPAK u krijua nga PS, ne mbështesim drejtësinë!

Shkruar nga Liberale

“Amerika nuk është më, ka ndryshuar rrugë”/

Gjatë komunikimit me qytetarët në rubrikën "Sy më sy në Facebook", kryeministri Edi Rama ka theksuar se SPAK është krijuar nga vullneti politik i Partisë Socialiste. Ai thotë se Amerika nuk asiston më në SPAK, pasi i ka tërhequr njerëzit e vet.

Por nga tjetër kreu i qeverisë tha se SPAK ka mbështetjen e plotë të Partisë Socialiste.

“Jemi përpara një fakti të thjeshtë, dua ata që insistojnë që këtu jemi të gjithë njësoj, janë të gjithë për burg. SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti politik i PS. SPAK e solli Amerika, e mban Amerika, se është Amerika, Amerika nuk është më, i kishte njerëzit e vet që asistonin SPAK, shkonin, hynin e dilnin në mëngjes, nuk janë më, i ka tërhequr Amerika.

Keni dëgjuar ndonjë deklaratë të ambasadës amerikane për SPAK, për drejtësinë? Pati një deklaratë nga BE, unë ato që thashë i them prapë, bëhet fjalë për institucionet e reja që kanë 5 vjet dhe kanë nevojë edhe për kriticizëm konstruktiv”, u shpreh Rama. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH