Politikë

Basha: Doktor Pazari t’i tregojë demokratëve lidhjen e zyrtarëve të tij me McGonigal, pasurimin dhe lejet gjatë kohës së qeverisjes së Ramës

Shkruar nga Liberale

Basha: Doktor Pazari t’i tregojë demokratëve lidhjen e

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i përgjigjet akuzave të radhës të Sali Berishës.

Në postimin e tij në facebook, Basha shkruan se doktor Pazari duhet t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in dhe a shkuan ata me dijeninë e tij.

Gjithashtu dhe t’u shpjegojë demokratëve si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Doktor Pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in.

A shkuan ata me dijeninë e tij?!
Janë të gjitha në dosjen McGonigal.

Doktor Pazari t’u shpjegojë demokratëve si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet.

Doktor Pazari t’u thotë demokratëve për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?

Vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH