Politikë

Rama ndan pamje nga vizita e presidentit të Emirateve Arabe në Tiranë: Historike! Vendosëm piketa të reja bashkëpunimi në rrugën miqësore

Shkruar nga Liberale

Rama ndan pamje nga vizita e presidentit të Emirateve Arabe në

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga vizita e djeshme e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në Tiranë. 

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, bën me dije se gjatë takimit të djeshëm u vendosën piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një vizite historike, ardhjes për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin vendosëm piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH