Politikë

“Jam takuar me një person në përgjim”, Tom Doshi zbulon arysen pse u thirr në SPAK

Shkruar nga Liberale

“Jam takuar me një person në përgjim”, Tom Doshi

Kryetari i PSD, Tom Doshi ka qëndruar për rreth 90 minuta në ambientet SPAK. Pasi ka përfunduar dëshminë e tijm, ai ka deklaruar për gazetarët se është pyetur, pasi gjatë një takimi në Rrogozhinë është takuar me një person që ka qenë në përgjim.  

“Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën”, u shpreh Tom Doshi.

Ndërsa i pyetur nëse do të votojë për shkrirjen e SPAK, ai u përgjigj: Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tonë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH