Politikë

3-vjetori i pushtimit rus/ Ministri Hasani: Shqipëria mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës, të bëhen përpjekje për paqe!

Shkruar nga Liberale

3-vjetori i pushtimit rus/ Ministri Hasani: Shqipëria mbështetje

3-vjetori i pushtimit rus/ Ministri Hasani: Shqipëria mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës, të bëhen përpjekje për paqe!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme  Igli Hasani ka reaguar në përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë.

“Në përvjetorin e tretë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, në linjë me qëndrimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, shkruan Ministri Hasani.

Ai shprehet se Shqipëria e dënon fuqishëm këtë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe nderon qëndrueshmërinë e popullit ukrainas.

“Çdo përpjekje duhet të bëhet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme – për Ukrainën, popullin e saj, dhe sigurinë e Evropës dhe të botës”, shton ndër të tjera Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në reagimin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH