Politikë

Berisha: Njerëzit e kërcënuar nga Rama janë zhdukur! Ervis Martinaj nuk gjendet, dyshimet të çojnë për vrasje shtetërore

Shkruar nga Liberale

Berisha: Njerëzit e kërcënuar nga Rama janë zhdukur! Ervis

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha në konferencë për mediet se Edi Rama ka ndërmarrë sulme personale ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Ai theksoi se, pas një deklarate të Ramës që përmendi Ervis Martinajn, ky i fundit ka humbur çdo gjurmë dhe është zhdukur, duke e cilësuar këtë si një “vrasje shtetërore”. Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për marrjen e masave ekstreme, duke përfshirë arrestimin e tre liderëve të opozitës dhe duke shtrënguar kontrollin ndaj lirisë së shprehjes, duke përmendur se JD Vance kishte thënë “armiku është i brendshëm”.

Ai theksoi se Rama ka marrë përgjegjësinë personale për dënimet politike të opozitarëve, ndërsa shtoi se Salianji, pavarësisht se meritonte dekoratë, u dënua nga gjykata.

Sali Berisha: Edi Rama i ka sulmet personale. Rama kur tha se di targat e Ervis Martinajt, ky i fundit u zhduk. Zhdukja e Martinajt ishte vrasje shtetërore. Salianji meritonte dekoratë, por se u dënua nga gjykata.

Shqipëria ka arrestuar tri liderët e opozitës. JD Vance tha se “armiku është i brendshëm”. Edi Rama po mbyll edhe rrjetet sociale. Rama ka marrë përsipër personalisht dënime politike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH