Sport

VIDEO/ Lionel Messi si asnjëherë më parë, bën sherr me gjyqtarin e ndeshjes dhe ndëshkohet me karton

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Lionel Messi si asnjëherë më parë, bën sherr me

Inter Miami barazoi 2-2 kundër New York City në ndeshjen hapëse të MLS për këtë sezon. Ylli i vendasve dhe i futbollit botëror, Lionel Messi nuk mundi të ishte protagonist me gol, por me sjelljen e tij karshi arbitrit.

Messi asistoi për golin e parë të të tijve, pa ia dalë ta ndalte vetë sferën në rrjetë. Fundi solli edhe acarimin e "Pleshtit" me arbitrin dhe kundërshtarët.

Messi iu afrua arbitrit Mendoza duke protestuar me forcë për një vendim të tij, gjë që i kushtoi kartonin e verdhë. Sidoqoftë, tensioni nuk u ndal aty. Ndërsa po largohej nga fusha, ndihmëstrajneri i New York City, Mehdi Ballouchy, i tha diçka që Messi nuk e priti mirë.

Pas një shkëmbimi fjalësh, argjentinasi vendosi dorën në pjesën e pasme të qafës së Ballouchy për disa sekonda, duke shkaktuar polemika të mëdha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH