
G-Bani ka zbuluar më shumë detaje nga takimi që ka pasur me Xhenetën pak javë më parë. Teksa ishte i ftuar në podcastin e Meriton Mjekiqit, ai zbuloi se vite më parë ka punuar në restorantin e të afërmve të Xhenetës.
Pyetja– Cila është e vërteta e takimit tënd me Xhenetën, pasi ka pasur shumë aludime në rrjet.
G Bani: Kur e takova Xhenetën para disa ditësh, nuk e takova me atributin e gjinisë së bukur, por e kam takuar në atributin e një motre. Sepse unë babain e saj e njoh, kam punuar në restorantin e dajave të Xhenetës, në Malmo, në Suedi. Kam punuar rreth një vit aty, kur kam qenë i dënuar me detyrim paraqitje në Suedi dhe duhej të tregoja një dimension të karakterit tim më të ligjshëm. Ia njoh babain dhe nënën Xhenetës, kështu që e kam takuar si motër.
Pyetje– Çfarë keni biseduar me Xhenetën?
G Bani: Emri i Gjestit u përmend në bisedë. Do të ishte hipokrizi, do të ishte gënjeshtër e madhe të thonim që nuk është përmendur. Njerëzit kujtojnë se unë u përjashtova nga Gjesti. Unë nuk u përjashtova prej Gjestit, u përjashtova për gjestin që bëra unë kundrejt Gjestit. Nuk ishte faji i Gjestit, ai tha çfarë tha, ajo lojë nervash është. Gjesti është një djalosh që për mendimin tim, i shet të gjitha, traditën, besën, të tëra për lojën e vet. Unë nuk kam nevojë t’i vërtetoj militantëve ose fansave të Gjestit se sa e kam dashur dhe sa e kam përkrahur unë, sepse veprat flasin vetë, ka video që kush do që t’i shohë, i shikon.