Aktualitet

Aksident në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, plagoset një person

Shkruar nga Liberale

Aksident në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, plagoset

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”. 51-vjeçari banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Tepelenës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH