Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, ku 24-vjeçarja Rayyan Alwan u gjet e vrarë në një apartament të marrë me qira në rrugën Gjon Buzuku.
Mësohet se Rayyan Alwan ishte e martuar, por ishte divorcuar dhe nga martesa kishte 3 fëmijë. Policia beson se konfliktet që ajo kishte me familjarët e saj, të krijuara pas divorcit për shkak të jetesës që bënte, ishin arsyet që çuan në ekzekutimin e saj nga babai.
Familjarët e saj në Gjermani kanë dhënë dëshmi, duke thënë se e reja bënte jetë të lirë dhe larg parimeve të Islamit, gjë që është kundërshtuar sidomos nga babai i saj, Fadi Alwan.
Në biletat e tyre është gjetur edhe një numër identifikimi i dokumenteve kosovare për të dy. Kjo ka bërë që policia e Tiranës të kërkojë informacion nga pala kosovare për të verifikuar nëse dy shtetasit nga Palestina kishin apo jo mjete identifikimi nga Kosova.
Autori i dyshuar, Fadi Alwan, dyshohet se fshihet në Liban, dhe kjo ishte hera e parë që ata vinin në Shqipëri. Viktima, edhe në Gjermani, kishte bërë kallëzim ndaj të atit për dhunë në familje.