Universitet

Eleganca e modës ne vizatime/ Studentët e Arteve Pamore të UET çelin ekspozitën e parë në COD

Shkruar nga Liberale

Eleganca e modës ne vizatime/ Studentët e Arteve Pamore të UET

Të frymëzuar nga natyra, krijesat magjike të botës ujore, street style apo stili barok. Elementë të prekshëm të realitetit, kombinuar me imagjinatën dhe fantazinë, përkthyer të gjitha në skica plot ngjyra, prerje dhe forma elegante. Të gjitha erdhën në një ekspozitë të veçantë nga studentët e Arteve Pamore të Universitetit Europian të Tiranës nën titullin “Pikëpamje dhe prapaskena - Eleganca e modës ne vizatime”, e shfaqur në bibliotekën e Qendrës për Hapje dhe Dialog.

Kjo ishte ekspozita e parë e studentëve të vitit të tretë bachelor jashtë aulave të universitetit, duke shënuar njëkohësisht përballjen e parë me syrin e profesionistëve të industrisë se modës dhe publikut të thjeshtë. Nën drejtimin e pedagogut Msc. Eris Tare u ekspozuan rreth 150 skica veshjesh të realizuara nga studentët: Sibora Mestani, Sonja Berberi, Melisa Jamaku, Luisida Male, Denis Liçaj, Leonora Çallaku, Hosea Mitrollari, Elisabetta Nishi dhe Klarisa Vargo.

Eleganca e modës ne vizatime/ Studentët e Arteve Pamore të UET

Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, prof. asoc. dr. Belina Budini tha se ky aktivitet i mbështetur nga Departamenti i Arteve të Aplikuara në UET, përveçse i bukur është edhe i rëndësishëm për studentët dhe punën e tyre.

“Moda është një dimension i këtij departamenti, pasi përveç Arteve Pamore kemi edhe Artet Skenike e Muzikore që janë pjesë shumë e rëndësishme. Ashtu siç ky aktivitet ua ka zbukuruar ju ambientin, ky departament na e ka bërë më të bukur dhe më aktiv, më dinamik jetën universitare. Na ka bërë shumë aplikative sepse studentët kanë gjetur hapësirat e mundësitë për të vënë në jetë punimet e tyre”.

Eleganca e modës ne vizatime/ Studentët e Arteve Pamore të UET

Drejtoresha e COD, Jetona Koçibelli tha se me UET janë realizuar një sërë bashkëpunimesh, kryesisht në fushën e botimeve dhe studimeve të realizuara nga pedagogët. Ajo u shpreh e kënaqur që tashmë ky bashkëpunim merr një dimension të ri duke u shtrirë në fushën e arteve të aplikuara.

“Një ekspozitë që shpalos më së miri dimensionin e punës që bëhet në UET me studentët”, e quajti shefi i Departamentit të Arteve të Aplikuara, dr. Ermir Nika, ndërsa theksoi se ndërtimi i çdo artisti duhet të kalojë përmes matjes me publikun.

Eleganca e modës ne vizatime/ Studentët e Arteve Pamore të UET

Duke falënderuar COD-in për peshën që mban në fushën e kulturës, Nika tha më tej se mundësimi i kësaj ekspozite iu jep një dorë, një mundësi studentëve që jo vetëm të shpalosin aftësitë dhe talentin e tyre, por edhe të fillojnë bashkëpunimin.

Profesori i pikturës dhe grafikës në UET, dr. Abaz Hado vlerësoi punën dhe përkushtimin e treguar nga studentët nën udhëheqjen e pedagogut Msc. Eris Tare. Ai u ndal edhe te projektet e ardhshme me studentët e Arteve Pamore, brenda dhe jashtë vendit.

Eleganca e modës ne vizatime/ Studentët e Arteve Pamore të UET

“Meqë është Viti i Dialogut Mesdhetar po punojmë që të bëjmë një projekt të madh për modën duke krijuar dhe prodhuar kostume nga të gjitha vendet e rajonit. Po ashtu, po përgatisim tre studentë për t’i dërguar në një konkurs në Spanjë për minigrafikë.”

Pedagogu i lëndës së modës në UET, Msc. Eris Tare, i cili drejtoi studentët në gjithë procesin e punës, i nxiti ata që të mos demotivohen në rrugëtimin e tyre. “Dua të falënderoj dhe studentët, të cilët kanë sjellë gjithë mundin e tyre këtu. Ishit ju ata që kishit pjesën mosbesimet dhe jeni ju që keni sjellë një cikël me mbi 150 punime brenda një kohe rekord.”

Eleganca e modës ne vizatime/ Studentët e Arteve Pamore të UET

Përveç familjarëve dhe të afërmeve të studentëve, e pranishme në këtë ekspozitë ishte Greis Petroviç, drejtuesja e shtëpisë së modës në Shqipëri Founder of Grace Models Management, e cila përgëzoi studentët për kreativitetin e sjellë në skicime, duke dhënë lajmin e mirë që dy punime nuk do të mbeten vetëm në skicë por do të realizohen në veshje. “Do ta shohim me shumë korrektësi dhe të zgjedhim se cili do të jetë më i përshtatshëm.”

Më tej ajo bisedoi me studentët për të kuptuar më shumë rreth inspirimeve të tyre, por edhe duke i këshilluar që gjatë procesit të skicimit të kenë parasysh se si ajo mund të kthehet në veshje.

Eleganca e modës ne vizatime/ Studentët e Arteve Pamore të UET

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH