Universitet

Liga e Universiteteve "GJON DURRAHIUM", WORKSHOP të dytë për studentët ndërkombëtarë

Shkruar nga Liberale

Liga e Universiteteve "GJON DURRAHIUM", WORKSHOP të dytë

U zhvillua workshopi i dytë dhe i fundit në partneritet me Institutin Liberal Europian Pashko për studentët ndërkombëtarë në Shqipëri.

Përfaqësuesit e universiteteve anëtare të Ligës së Universiteteve “Gjon Durrahium” shkëmbyen eksperiencat, ndanë praktikat më të mira, si dhe identifikuan nevojat që duhet të gjejnë zgjidhje në bashkëveprim me ministritë dhe autoritetet publike në tërësi, për të bërë të mundur që “turizmi i studimeve” të bëhet një realitet i prekshëm dhe i krahasueshëm  me vendet e Bashkimit Europian.

I ftuar special në këtë workshop ishte Klodian Shaqiri, drejtues i Shargan Consulting, i cili vuri në dukje ndjeshmëritë e studentëve të huaj në tërësi kur studiojnë jashtë, në lidhje me cilësinë akademike, kushtet e jetesës, vijimin e studimeve në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian apo integrimin në tregun vendas të punës.

Qëllimi i këtij workshop-i ishte ndërmarrja e hapave konkretë, përmes një fushatë komunikimi për të gjithë sektorin në tërësi, përmes dokumentarëve, broshurave, spoteve dhe nismave të përbashkëta, krahas fushatës të secilit universitet që është pjesë e Ligës.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH