Granit Xhaka, mesfushori shqiptar i Leverkusen dha mendimin e tij pas humbjes 3-0 në Champions League ndaj Bayern.
“Sigurisht që zhgënjimi është i madh në këtë moment. Pavarësisht pengesës së hershme, ne ishim mirë në lojë, nuk lejuam shumë dhe patëm një shans të mirë përmes Jeremie.
“Ne nuk e lejuam Bayernin të na dominojë plotësisht dhe treguam karakter të mirë për të qëndruar në lojë”.
“Kartoni i kuq e ndryshoi pak lojën. Kemi edhe 90 minuta ose më shumë, ne besojmë në veten tonë dhe do të japim gjithçka!”- tha ai.