Sport

FOTO/ Ndahet papritur nga jeta ish-golashënuesi më i mirë i futbollit shqiptar, Duka: Humbje e madhe

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ndahet papritur nga jeta ish-golashënuesi më i mirë i

Lajm i trishtë. Është ndarë papritur nga jeta në moshë të re një nga sulmuesit më të spikatur në fund të viteve '90, Altin Çuko. Një djalë me zemër të madhe, që njihte vetëm të percillte bujari dhe mirësi.

FOTO/ Ndahet papritur nga jeta ish-golashënuesi më i mirë i

Altin Çuko për publikun Shqiptar nuk është i panjohur. Ai fitoi këpucën e artë për sezonin futbollistik 1995-1996 me 21 gola, ku luajti për Beratin dhe Laçin si sulmuesi kryesor gjatë atij sezoni. Brenda një karriere të shkurter futbollistike 1992-1999 do të shenonte 83 gola. Pa llogaritur golat me ekipin e Lushnjes gjate vitit tragjik 1997, nën drejtimin e trajnerit, Mario Kempes.

FOTO/ Ndahet papritur nga jeta ish-golashënuesi më i mirë i

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pas lajmit që tronditi botën e futbollit shqiptar ndau një mesazh ngushëllimi për publikun. "Një lajm i trishtë për futbollin shqiptar ndarja nga jeta e ish-sulmuesit Altin Çuko! Golashënues i kampionatit tonë të futbollit në vitin 1996, një futbollist që kishte fituar zemrat e tifozëve të Lushnjës, Tomorit dhe Laçit. Në emër të Federatës së Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe! Prehu në paqe Altin Çuko!", - shkroi Duka në rrjetin social, Facebook. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH